Stoichkov: Martinez do të mësojë shumë te Barcelona

Hristo Stoichkov i ka bërë thirrje Lautaro Martinez që të transferohet në ‘Camp Nou’.

Sport

22/05/2020 09:30

Një nga ikonat e Barcelonës, Stoichkov, beson se argjentinasi duhet të transferohet te Barcelona, pasi aty do të përfitonte shumë.

Legjenda bullgare e futbollit beson se Lautaro mund të mësojë shumë me skuadrën e Barcelonës, krah emrave si Lionel Messi.

“Lautaro ka aftësi të shkëlqyera. Ai do të mësojë shumë te Barcelona”, ka thënë Stoichkov, transmeton lajmi.net.

“Ai do të ketë mësues të mirë si Luis Suarez. Dhe, ai do të kuptojë nga Lionel Messi, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele”.

“Atij i pëlqenë konkurrenca, jo vetëm të shënojë. Ai po rritet çdo ditë. Mendoj se po e dëshmon këtë vit”, tha mes tjerash ish lojtari i Barcës, që fitonte Topin e Artë.

Barcelona dhe Inter kanë intensifikuar negociatat mes tyre. ‘Zikaltrit’ kërkojnë 111 milionë euro, kurse Barca po synon ta reduktojë çmimin duke ofruar lojtarë në marrëveshje. /Lajmi.net/