Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës

Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Londër tha se Ballkani Perëndimor është vendi ku testohet siguria e kontinentit evropian. “Rajoni [Ballkani Perëndimor] është përshkruar si udhëkryq i Evropës, por shpesh ka qenë poligon i testimit i Evropës – vendi ku testohet siguria e kontinentit tonë”, tha Starmer në nisje të…

Lajme

22/10/2025 20:52

Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Londër tha se Ballkani Perëndimor është vendi ku testohet siguria e kontinentit evropian.

“Rajoni [Ballkani Perëndimor] është përshkruar si udhëkryq i Evropës, por shpesh ka qenë poligon i testimit i Evropës – vendi ku testohet siguria e kontinentit tonë”, tha Starmer në nisje të samitit.

Në Londër, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe disa udhëheqës të Bashkimit Evropian janë takuar për të diskutuar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

Starmer, në nisje të samitit, tha se bisedimet do përqendrohen edhe në çështjet e sigurisë, migrimit, rritjes ekonomike dhe në luftën kundër “ndikimit dashakeq” të Rusisë.

“Ballkani Perëndimor për një kohë të gjatë ka qenë rrugë trazit për bandat kriminale të kontrabandës. Nuk do të dëshironit që këto banda të operojnë në territorin e juaj sepse do të vuanit pasojat e veprimeve të tyre”, tha Starmer.

Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.