Sporti i xhudos demonstrohet para qindra nxënësve në “Minatori”, Kuka: Përçojmë dashur përmes sportit
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë sot është demonstruar sporti i xhudos në kuadër të programi “Kosova shtet i xhudos” para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune. Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi demonstroi disa nga teknikat e xhudos, ndërsa trajneri Driton Kuka e konsideroi Mitrovicën si vendin që ruajti këtë sport që nga vitet e pasluftës.…
Sport
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë sot është demonstruar sporti i xhudos në kuadër të programi “Kosova shtet i xhudos” para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune.
Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi demonstroi disa nga teknikat e xhudos, ndërsa trajneri Driton Kuka e konsideroi Mitrovicën si vendin që ruajti këtë sport që nga vitet e pasluftës.
Kuka: Ne përçojmë dashuri përmes sporti
Në kohën e okupimit dy qytetet që kanë qenë boshti kurrizor i qëndresës së sportit, gjegjësisht sportit të xhudos gjatë viteve kur kemi qenë të okupuar viteve 91-99 kanë qenë klubi i xhudos Besa në Pejë dhe klubi i xhudos Trepça e Mitrovicës, kështu që me të vërtetë është kënaqësi që sot jemi këtu ne qytetin e minatorit, qytetin simbol të qëndresës dhe ne nuk dimë të përçojmë urrejtje përmes sportit, por dashuri”, tha Kuka.
I pranishëm në këtë demonstrim ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili lavdëroi kampionen Majlinda Kelmendi, shembullin e së cilës tha se e ndjek edhe në punën e tij si kryeministër.
Kurti: Po ndjek shembullin e Majlindës në detyrën time
“Rrugëtimi i Majlindës është shembulli të cilin të gjithë ju duhet të synoni dhe ta ndiqni në cilindo angazhim tuaj në jetë. Të iu them të drejtën, po mundohem ta ndjek edhe unë personalisht në detyrën të cilën e kam. Një nga trajnerët më të mirë në botë, kryemjeshtri Driton Kuka, që na viti 2009 i ka sjellë Kosovës mbi 200 medalje nga arenat ndërkombëtare sportive, prej tyre 87 të arta duke përfshirë edhe tri medalje të arta olimpike”, tha Kurti.
Ndërsa, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, theksoi se projekti “Kosova shtete i xhudos” synon që të ndërtojë edhe më tutje infrastrukturën që ndihmon zhvillimin e këtij sporti.
Osmani: Përmes programit “Kosova shtet i xhudos” synohet zhvillimi i nfrastrukturës sportive në Kosovë
“Ky program ka disa komponentë dhe disa synime kryesore, përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, masivizimin e sportit të xhudos përmes shtrirjes dhe integrimit të këtij sporti në shkolla, konsolidimin e rezultateve elitare në arenën ndërkombëtare, zhvillimin e diplomacisë publike përmes diplomacisë sportive si dhe integrime xhudos në organet be rendit dhe sigurisë në vendin tonë.:, tha Osmani.
Ndryshe, programi “Kosova shtet i xhudos” po vazhdon të demonstrohet para nxënësve nëpër të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.