‘Spider Man: Far From Home’ arrin fitime marramendëse

‘Spider Man: Far From Home’ thyen rekord për ‘Marvel’.

ShowBiz

27/07/2019 23:11

Studiot e Marvel vazhdojnë të prodhojnë filma të cilat thyen rekorde shikueshmërie, ‘Spider Man: Far From Home’ është i radhës, shkruan The Verge, transmeton lajmi.net.

‘Spider Man: Far From Home’ është filmi i nëntë i Marvel që ka arritur t’i arkëtoj mbi një miliard dollarë dhe është filmi i vetëm nga Spider-Man të arrijë një shifër të tillë.

‘Far From Home’ bëhet filmi i tretë rresht i Marvel që ka shënuar këtë sukses pas ‘Avangers: Endgame’ dhe ‘Captain: Marvel’. /Lajmi.net/