Spekulojnë mediat në Maqedoni: Në çantën e Presidentes Osmani është detektuar kontrabandë

Në aeroportin e Shkupit Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një incident. Osmanit është tentuar  disa herë t’i kontrollohet valixhja dhe disa prej gjërave personale, shkruan Lajmi.net. Madje Presidentes i është i është kërkuar t’i merret telefoni, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj. Mediat në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë spekulimet…

Lajme

01/08/2024 22:39

Në aeroportin e Shkupit Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një incident.

Osmanit është tentuar  disa herë t’i kontrollohet valixhja dhe disa prej gjërave personale, shkruan Lajmi.net.

Madje Presidentes i është i është kërkuar t’i merret telefoni, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj.

Mediat në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë spekulimet gjoja se në çantën e Presidentes Vjosa Osmani është detektuar të ketë kontrabandë.

Një nga Mediat e Maqedonisë së Veriut “Infomax” thuhet se policia nuk kishte guxuar që të kërkojë hapjen e valixheve poqe së nuk do të kishin indikacione për kryerje të kontrabandës përtej kufirit

“Osmani refuzoi ti hap çantat e saj për verifikim të detajuar dhe ka kërkuar ndihmë nga Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi. Infomax bisedoi me njohës të procedurave në aeroporti  e Shkupit të cilët thanë se në asnjë rast Policia nuk kishte guxuar që të kërkojë hapjen e valixheve po qesë nuk do të kishin indikacione për kryerje të kontrabandës përtej kufirit. Osmani sot është kthyer nga Parisi ku mori pjesë në organizimin e Lojërave Olimpike me ftesë të presidentit francez. Me të arritur në aeroportin e Shkupit në një kontroll rutine, policia gjatë skenimit ka vërejtur kontrabandë që do të mund të ishte në formë të parave, devizave, arit, drogës apo armëve dhe kanë reaguar duke kërkuar nga Presidentja ta hap bagazhin e saj”, shkruan ky medium.

Por sipas raportimeve të këtij mediumi pretendohet se Mbrojtja e Afërt e Afrim Gashit, Sabedin Sinani iu drejtua policisë dhe pastaj e ka nxjerrë revolen të cilën e ka bërë gati në kokën e zyrtarit policor.

“Osmani  refuzoi ashpër dhe kërkoi ndihmë prej kryetarit të Kuvendit Maqedon, Afrim Gashi i cili në aeroport të Shkupit përcjellë edhe nga anëtarët e Mbrojtës së Afërt te tij në mes të cilëve Sabedin Sinani. Sinani ashpër iu drejtua policisë dhe pastaj e ka nxjerrë revolen të cilën e ka tërheq dhe e ka bërë gati dhe ia ka drejtuar në kokën e zyrtarit policor i cili nuk e ka lejuar Osmanin që të fluturoj për në Kosovë.  Pas intervenimit të policisë ka ndodhur edhe deskalimi i situatës, mirëpo nuk është e ditur se çfarë mori Osmani me vete për në Kosovë”, shkruan Mediumi Infomax.