Spektakël në ‘Fadil Vokrri’- Trepca 89 mbetet në Superligë, Vëllaznimi nuk ia del

Një prej ndeshjeve më spektakolare të këtij edicioni në futbollin kosovar është luajtur sot në ‘Fadil Vokrri’.

Sport

01/06/2019 17:57

Trepça 89 dhe Vëllaznimi u përballen me njëra tjetrën në ndeshjen e barazhit, për të siguruar një biletë për Superligën e Kosovës, për sezonin e ardhshëm.

Në një ndeshje ku u shënuan gjashtë gola, ishte skuadra nga Mitrovica e cila në fund u gëzua, shkruan lajmi.net.

Trepça 89 arriti që të fitonte me rezultatin 4:2, në një ndeshje ku rezultati u përmbys dy herë.

Ishin pikërisht mitrovicasit ata që kaluan të parët në epërsi, kur në minutën e 14’ shënuan me anë të Asare.

Gjakovarët reaguan mjaft mirë kur me anë të Bardhokut barazuan në minutën e 26’. ‘Kuq e zinjtë’ realizuan edhe një herë para përfundimit të pjesës së parë, me anë të Muratit, në minutën e 44’.

Edhe pjesa e dytë tregoi dy gola por shumë raste shënimi. Trepça 89 arriti të barazonte shifrat qysh në minutën e 55’, me anë të Manaj.

Vetëm 10 minuta më vonë, Hyseni realizoi golin më të bukur të takimit, për t’i dhënë epërsinë për herë të dytë mitrovicasve.

Rezultatin e këtij takimi dhe mbijetesën e Trepçës 89 e vulosi Hoti, kur po luhej minuta e 88′ e takimit.

Kështu, qyteti i Gjakovës do të mbetet edhe për një sezon pa një skuadër në Superligën e Kosovës. /Lajmi.net/