Spektakël golash në “St James’ Park”, Man City triumfon ndaj Newcastle

Newcastle dhe Manchester City janë ndeshur në kuadër të xhiros së 36-të të Premierligës.

Sport

14/05/2021 22:58

City në fakt u gjend në disavantazh ku më pas arriti të rikthehej, shkruan lajmi.net.

Krafth i dha avantazhin Newcastle në min 25’, por City reagoi mirë me dy gola të shënuara nga Cancelo 39’ dhe Ferran Torres 42’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Manchester Cityt.

Në pjesën e dytë, u akordua penalti për Newcastle. Willock dështoi të shënojë nga pika e bardhë, por shënoi në tentimin e dytë në min 62’ për të barazuar rezultatin.

Megjithatë, Ferran Torres ishte në formë dhe i siguroi fitoren skuadrës së tij.

Torres shënoi edhe dy gola të tjera për të kompletuar hetrikun e tij në min 64’ dhe 66’.

Rezultati përfundimtar, Newcastle 3-4 Manchester City./Lajmi.net/