Specialja e shtyu shpalljen e vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Hoxhaj: Po e lidhin me procesin paszgjedhor

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së të shtyhet për në shtator. Hoxhaj tha se shtyrja nga maji në korrik ishte për procesin zgjedhor në Kosovë, tash është për proceset paszgjedhore. “Ka mundur të mbyllet ky proces edhe në maj. Jam i…

Lajme

01/07/2026 23:38

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së të shtyhet për në shtator.

Hoxhaj tha se shtyrja nga maji në korrik ishte për procesin zgjedhor në Kosovë, tash është për proceset paszgjedhore.

“Ka mundur të mbyllet ky proces edhe në maj. Jam i bindur që procesi në Hagë ka qenë i ndërlidhur me procesin zgjedhor në Kosovë. Tash jam i bindur që ndërlidhet me proceset paszgjedhore”, ka thënë ajo.