Costa: Negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi mund të përfundojnë para fundit të vitit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në ceremoninë e marrjes së kryesimit të Presidencës së BE’së nga Irlanda në Dublin, tha se zgjerimi do të jetë një fushë ku kjo presidencë do të ketë rol kyç. Costa këtu theksoi rastin e Malit të Zi. “Besoj se është e mundur të përfundojnë negociatat e pranimit me…

Bota

01/07/2026 17:07

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në ceremoninë e marrjes së kryesimit të Presidencës së BE’së nga Irlanda në Dublin, tha se zgjerimi do të jetë një fushë ku kjo presidencë do të ketë rol kyç. Costa këtu theksoi rastin e Malit të Zi.

“Besoj se është e mundur të përfundojnë negociatat e pranimit me Malin e Zi para fundit të presidencës irlandeze. Pa presion!”, deklaroi Costa në një adresim të përbashkët me kryeministrin irlandez Micheál Martin.

Costa tha se Presidenca irlandeze mund të llogarisë në një momentum të ri në procesin e zgjerimit.

“Miqtë tanë irlandezë mund të mbështeten në një dinamikë të re dhe në një ndërgjegjësim në rritje mes shteteve anëtare se zgjerimi është investimi më i mirë gjeopolitik i BE-së. Ne duhet të ecim përpara në të gjitha frontet, duke punuar më fort dhe më shpejt me të gjithë kandidatët”, tha Costa.

Irlanda sot mori Presidencën gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të BE-së nga Qiproja.

Si vend që mban Presidencën, Irlanda do të ketë një rol kyç në negociatat për Kornizën e ardhshme Financiare Shumëvjeçare, përkatësisht buxhetin shtatëvjeçar të BE-së, i cili do të jetë një nga temat kryesore në gjysmën e dytë të vitit.