Rikthehet qarkullimi në rrugët që u vërshuan nga reshjet e dendura të shiut

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, gjatë ditës së sotme janë krijuar vështirësi në qarkullim në dy segmente rrugore, konkretisht në fshatin Dardani të Ferizajt, si dhe në segmentin ndërmjet Sllatinës dhe Komoranit, te lokacioni i njohur si Kroni i Mbretit, në Drenas. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, aktualisht,…

Lajme

01/07/2026 23:22

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, gjatë ditës së sotme janë krijuar vështirësi në qarkullim në dy segmente rrugore, konkretisht në fshatin Dardani të Ferizajt, si dhe në segmentin ndërmjet Sllatinës dhe Komoranit, te lokacioni i njohur si Kroni i Mbretit, në Drenas.

Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, aktualisht, qarkullimi është rikthyer plotësisht dhe të dy segmentet janë të hapura për komunikacion.

“Këto probleme përsëriten sa herë që ka reshje të mëdha, për shkak të mungesës së një sistemi adekuat për largimin e ujërave atmosferike. Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit tashmë është duke hartuar projektin për rehabilitimin e segmentit Ferizaj – Kllokot që kalon nëpër Sojevë, ku do të përfshihet edhe ndërtimi i sistemit të kanalizimit atmosferik, me qëllim të zgjidhjes së përhershme të këtij problemi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Pos tjerash, ministria ka lutur të gjithë ngasësit që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.