Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Spanja do blejë katër robotë që janë në gjendje të kryejnë 80 mijë teste të COVID-19 në ditë

13:24 | 23 Mars 2020

Spanja do blejë së shpejti katër robotë për të kryer 80 mijë teste për koronavirus në ditë, pasi vendi vazhdon të luftojë me shpërthimin pandemik.

Spanja aktualisht është vendi i dytë më i goditur në Evropë pas Italisë. Përgjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë spanjolle raportoi 410 vdekje dhe 4321 raste të reja brenda një dite nga virusi, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Autoritetet spanjolle besojnë se rritja e numrit të testeve mund të ndihmojë në vënien në kontroll të sëmundjeshkaktuesit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Shefja e Institutit të Shëndetit të Madridit, Raquell Yotti përgjatë një konference të shtunën.

“Plani për automatizimin e testeve përmes robotëve është hartuar tashmë. Spanja është zotuar të blejë katër robotë që do mundësojnë kryerjen e 80 mijë testeve në ditë”, ka thënë Yotti.

Ajo nuk ka bërë të ditur mënyrën e operimit të tyre.

Sido që të jetë, vendi aktualisht ka mbi 30 mijë raste me koronavirus dhe gjithsej 458 vdekje. /Lajmi.net/