Spalletti, trajner i ri i Romës

Luciano Spalletti është trajner i ri i Romës.

Sport

13/01/2016 09:49

Roma ka një trajner të ri.

Rudi Garcia është shkarkuar kurse në vend të tij në klub është rikthyer Luciano Spalletti, konfirmojnë mediat italiane.

Spalletti ishte trajner i “Giallorossëve” gjatë periudhës 2005-2009, dhe është rikthyer në Olimpico, përcjell “Lajmi.net”.

Ai do të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë, deri më 2017, me opsionin për vazhdimin në stinorin pasues.