Spalletti me lëvdata për Amir Rrahmanin, pas ndeshjes ndaj Liverpool

Amir Rrahmani ka bërë mbrëmë një ndeshje të shkëlqyer kundër nën-kampionëve të Premier League. Napoli ka mposhtur Liverpool me rezultatin 4:1, duke bërë një prej befasive më të mëdha në këtë fillim edicioni në futbollin evropian. Në këtë ndeshje minuta të plota pati Amir Rrahmani, i cili me paraqitjen e tij ka gëzuar trajnerin e…

Sport

08/09/2022 09:09

Amir Rrahmani ka bërë mbrëmë një ndeshje të shkëlqyer kundër nën-kampionëve të Premier League.

Napoli ka mposhtur Liverpool me rezultatin 4:1, duke bërë një prej befasive më të mëdha në këtë fillim edicioni në futbollin evropian.

Në këtë ndeshje minuta të plota pati Amir Rrahmani, i cili me paraqitjen e tij ka gëzuar trajnerin e Napoli, Luciano Spalletti.

“Rrahmani bëri ndeshje të shkëlqyer, pa hequr asgjë”, ka thënë Spalletti, transmeton lajmi.net.

“Të kesh balancën për të bërë markimin lojtar-për-lojtar është shumë e vështirë. Edhe Kim ishte monstruoz po ashtu. Ata vrapuan edhe në mesfushë duke rikuperuar topa”, shtoi tutje trajneri.

Mbrojtësi kosovar ka fituar pozitën e startuesit te skuadra e Spalletti dhe po vazhdon të bind trajnerin e tij ndeshje pas ndeshje. /Lajmi.net/