Spalletti i sinqertë pas ndeshjes ndaj Cagliari: Ata merituan edhe më shumë

Napoli ka bërë një hap të gabuar në garën për titull, në Serie A.

Sport

21/02/2022 23:51

Skuadra e Luciano Spalletti luajti baras në udhëtim kundër Cagliari, duke mos shfrytëzuar mundësinë për t’i barazuar pikët me liderët e tabelës, Milanin.

Pas ndeshjes, disa fjalë ka thënë edhe Spalletti, i cili beson se kundërshtarët luajtën mirë dhe edhe fitorja do të ishte e merituar për ta.

“Ishte ndeshje e komplikuar. Ata merituan diçka më shumë dhe ne merituam më pak”, ka thënë Spalletti, transmeton lajmi.net.

“Ne kurrë nuk kontrolluam ndeshjen, edhe nëse kishim më shumë posedim. Duhet të jemi të lumtur me rezultatin final”, shtoi trajneri italian.

Napoli mbetet tani me dy pikë më pak sesa Milan dhe me baras pikë me Interin që ka një ndeshje më pak. /Lajmi.net/