Spahiu: Mustafa duhet të shkoj në burg
Nexhmedin Spahiu mendon se Isa Mustafa do të hetohet për keqqeverisjen në Komunën e Prishtinës. Ai thotë se ndërkombëtarët nuk e duan Mustafën, andaj nuk mund të paramendohet që ai të bëhet kryeministër.
Lajme
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Isa Mustafa mund të përfundoj në burg për shkak të hetimeve që po bëhen në Komunën e Prishtinës për shkak të keqqeverisjes, gjatë kohës kur Mustafa ishte në krye të kësaj Komune.
Spahiu ka thënë për gazetën “Tribuna” se duke pasur parasysh gjithë këtë kaos urbanistik në Prishtinë, Mustafa ka përgjegjësi për shkelje eventuale të ligjit.
“Pak ditë pasi unë kam deklaruar për herë të parë këtë gjë, është raportuar edhe në media se ai po hetohet”.
“Analiza ime konsiston në atë që rrjedha e ngjarjeve politike sjell deri tek ajo që shumë kryetar dhe ish-kryetarë komunash janë të zhytur në veprime të jashtëligjshme”.
“Duke marr parasysh se Isa Mustafa ka qenë kryetar i Prishtinës ku ka pasur shumë parregullsi dhe të cilat detyrimisht ndërlidhen me shkeljen e ligjit, sepse mundet me qenë një kaos urban i tillë në Prishtinë dhe mos të ketë përgjegjësi nga kryetari i komunës për shkelje të ligjit”.
Nexhmedin Spahiu thotë se Isa Mustafën nuk e duan faktori ndërkombëtar. Ai thotë duke parë këtë mospëlqim të faktorit ndërkombëtar, “nuk mund të paramendohet që të bëhet kryeministër”
“Nuk e duan as amerikanët, as angelzët, nuk e duan gjermanët, francezët. Kjo vërhet në qëndrimet e tyre. Për shembull, në momentin kur fitoi Shpend Ahmeti, ambasadorja amerikane mezi priti të shkojë t’ia urojë fitor”e.
“Në një situatë të tillë, pra kur ai përveç që nuk ka arritur të krijojë kurrfarë marrëdhëniesh me aleatët ndërkombëtar, dhe në anën tjetër përballet me hetime për keqqeverisje e të cilat mund ta çojnë në burg, nuk mund të paramendohet që të bëhet kryeministër”, ka thënë Nexhmedin Spahiu për gazetën “Tribuna”.