Çitaku i reagon Gani Gecit: Askush nuk merr leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët në Hagë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar Gani Gecit, duke i thënë se askush nuk merr leje prej tij për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët e saj në Hagë. Ajo tha se Kosova është shtet demokratik dhe se është normale të ketë mospajtime, por jo të cenohet liria e shprehjes. Çitaku ka reaguar pasi…

Lajme

12/10/2026 23:23

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar Gani Gecit, duke i thënë se askush nuk merr leje prej tij për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët e saj në Hagë.

Ajo tha se Kosova është shtet demokratik dhe se është normale të ketë mospajtime, por jo të cenohet liria e shprehjes.

Çitaku ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se familja e deputetit Fatos Geci i ka kërkuar ta heqë një postim për të, por ai ka thënë se nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë.