Spahiu: Kjo është lojë e Kurtit, emri i Sejdiut u përdor nga VV-ja dhe LDK-ja

Analisti Nexhmedin Spahiu, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President është pjesë e një loje politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas Spahiut, emri i Sejdiut është përdorur si nga Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. “Kjo thjesht është lojë e Albin Kurtit.…

Lajme

14/09/2026 21:53

Analisti Nexhmedin Spahiu, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President është pjesë e një loje politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Spahiut, emri i Sejdiut është përdorur si nga Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Kjo thjesht është lojë e Albin Kurtit. Emri i Bekimit është përdorur. E ka përdorur edhe LDK-ja”, ka thënë Spahiu.

Ai ka komentuar edhe qëndrimet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se zhvillimet e fundit kanë nxjerrë në pah një grup brenda deputetëve të LDK-së.

“Lumiri e ka shpërfaqur se këta janë ajo grupi brenda deputetëve të LDK-së. Deri me këtë rast e kemi ditur Avdullah Hotin, por dolën më shumë. Këtë ka dashur ta shpërfaq”, ka deklaruar Spahiu.