Sot varroset burri që humbi jetën nga të shtënat me armë në Llapashticë
Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga të shtënat me armë në Llapashticë të Podujevës, varroset sot. Sipas njoftimit të familjarëve, i ndjeri do të varroset në ora 18:00 në varrezat e fshatit Gllamnik. Vdekjen e viktimës e patën konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës,…

Lajme
Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga të shtënat me armë në Llapashticë të Podujevës, varroset sot.
Sipas njoftimit të familjarëve, i ndjeri do të varroset në ora 18:00 në varrezat e fshatit Gllamnik.
Vdekjen e viktimës e patën konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se informatën për të shtëna me armë zjarri e morën rreth orës 19:30 të shtunën.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
E njëjta ka shtuar se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.