Sot protestë, kërkohet dorëheqja e Ramadan Mujës dhe dy ministrave

Sot në Prizren do të mbahet protestë qytetare, ku do të kërkohet përgjegjësi për vdekjen e tri vjeçares, Xheneta Gashi.

Lajme

15/06/2016 07:38

Përfaqësues të OJQ-ve, kanë treguar se protesta pritet të fillojë nga ora 12:00, në Sheshin” Shatërvani”, ku do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tri vjeçare.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës së sotme për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vdekjen tragjike të Xhenetës.

Hajrullah Çeku, nga organizata “Ec Ma Ndryshe”, tha se në momentin kur është iniciuar protesta prej organizatave në Prizren, kanë marrë edhe përkrahjen e dhjetëra organizatave jo qeveritare.

Çeku tha se me këtë protestë do të përcjellin kërkesën deputetëve të Kuvendit të Kosovës t ë cilët vijnë nga Prizreni që rastin e fundit, atë të vdekjes tragjike të Xhenetës ta ngrisin edhe në njërën prej seancave të Kuvendit të Kosovës.

“Këtë rast të fundit dhe këto kërkesa të qytetarëve t’i ngrisin edhe në Kuvendin e Kosovës, konkretisht duke propozuar këtë si pikë të rendit të ditës të një prej seancave të ardhshme të Kuvendit. Po besoj që kjo përgjegjësi duhet të adresohet në nivel të Kuvendit sepse ne ashtu po kërkojmë përgjegjësi edhe prej nivelit lokal edhe prej Qeverisë së Kosovës, prandaj janë deputetët ata të cilët duhet ta trajtojnë këtë çështje dhe këtë rast tragjik dhe këtë kërkesë të përgjegjësisë institucionale dhe penale në nivel të Kuvendit të Kosovës”, tha Çeku.

Qëndrimin e nënës s ë tre vjeçares së ndjerë, Xheneta Gashi, Çeku e ka quajtur dinjitoz, pasi që siç theksoi ai, nëna e Xhenetës nuk ka pranuar lëmoshën nga Komuna e Prizrenit sepse kërkesa e saj është e qartë, ajo kërkon drejtësi për vajzën e saj.

“Qëndrimi i nënës së Xhenetës është një qëndrim shumë dinjitoz, ajo nuk ka pranuar ndihmë nga komuna e Prizrenit, thjesht e ka refuzuar lëmoshën që i kanë ofruar ata sepse kresa e saj është shumë e qartë ajo kërkon drejtësi për vajzën e saj, dhe ne po besojmë që kjo kërkesë e saj ky qëndrim i saj është një thirrje një apel për gjithë ne qytetarët dhe nesër e kemi rastin që bashkërisht të solidarizohemi me kërkesën e saj, ta ndihmojmë në arritjen e asaj kërkese, ta ndihmojmë që të ketë drejtësi për rastin e Xhenetës”, ka potencuar Çeku.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të solidarizohen dhe ta ndihmojnë nënën e Xhenetës që të ketë një kulm mbi kokë dhe të gëzoj një standard më të mirë jetësor.

Çeku tha se protesta e nesërmen është vetëm veprimi i parë në ciklin e reagimeve të cilat do të organizohen d he do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe dorëheqjes së zyrtarëve të cilët ata i konsiderojnë përgjegjës direkt për vdekjen e Xheneta Gashit.

Ata gjithashtu kërkojnë që të ketë edhe një proces gjyqësor për t’i trajtuar gjitha papërgjegjësitë e institucioneve në raport me rastin e Xhenetës dhe me mos veprimin e tyre të cilët quan deri te tragjedia.