Sot pritet zyrtarizimi i Kounde – familja e tij ka vizituar shtëpinë e ardhshme në Barcelonë

Jules Kounde te Barcelona është punë e kryer. Barcelona ka arritur të gjejë marrëveshje edhe me skuadrën e Sevilla dhe transferimi i Jules Kounde tashmë është punë e kryer. Raportime të Gerard Romero bëjnë të ditur se katalanët presin ta zyrtarizojnë sot lojtarin, përcjell lajmi.net. Familjarët e Kounde aktualisht janë në Barcelonë ku kanë vizituar…

Sport

27/07/2022 12:21

Jules Kounde te Barcelona është punë e kryer.

Barcelona ka arritur të gjejë marrëveshje edhe me skuadrën e Sevilla dhe transferimi i Jules Kounde tashmë është punë e kryer.

Raportime të Gerard Romero bëjnë të ditur se katalanët presin ta zyrtarizojnë sot lojtarin, përcjell lajmi.net.

Familjarët e Kounde aktualisht janë në Barcelonë ku kanë vizituar një shtëpi në të cilën Kounde pritet të bartet pas firmosjes së kontratës.

Kounde do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me skuadrën ‘Blaugrana’.

Në garë për lojtarin ishte edhe Chelsea, por francezi kishte si dëshirë të vetme kalimin në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/