Sot pritet të zyrtarizohet transferimi i ri në Real Madrid
Real Madrid do të zbulojë yllin brazilian Reinier si nënshkrimin e tyre të ri të hënën [sot], sipas raportimeve në Spanjë.
Sport
Mesfushori i Flamengo ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në Bernabeu me zyrtarët e klubit që raportohet se shprehën interesin e tyre gjatë Kupës Botërore për Klube, ku ai ishte pjesë e skuadrës që luajti kundër Liverpoolit në finale.
Reinier thuhet se i është nënshtruar testeve mjekësore me Los Blancos gjatë një jave më parë dhe nënshkroi kontratën e tij javën e kaluar përpara se të fluturonte në Madrid, transmeton lajmi.net.
Dhe lojtari më në fund do të zbulohet si një nënshkrim i ri për skuadrën e Zinedine Zidane të hënën, pasi festoi ditëlindjen e tij të 18-të në fundjavë, sipas AS.
Transferimi është mbajtur kryesisht i fshehtë sepse Reali dhe Flamengo përpiqen të qëndrojnë në librat e mirë të FIFA-s lidhur me nënshkrimin e lojtarëve nën moshë. /Lajmi.net/