Sot priten reshje shiu e shkarkime rrufesh në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Lajme

07/05/2022 08:29

Sipas këtij instituti, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende–vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

“Kjo situatë e krijuar barike mund të sjell edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.