Sot përballen Barcelona dhe Real Madridi

Në kuadër të xhiros së 26 në La Liga, Real Madridi luan ndaj Barcelonës. Në ‘Camp Nou’ Barça është nikoqire e Real Madridit, shkruan lajmi.net. Ekipi katalanas hynë në këtë takim me epërsi të madhe ndaj madrilenëve. Ata ndodhen në vendin e parë, me nëntë pikë më shumë se ‘Mbretërit’. Nëse fitojnë sot, shkojnë në…

Sport

19/03/2023 08:12

Në kuadër të xhiros së 26 në La Liga, Real Madridi luan ndaj Barcelonës.

Në ‘Camp Nou’ Barça është nikoqire e Real Madridit, shkruan lajmi.net.

Ekipi katalanas hynë në këtë takim me epërsi të madhe ndaj madrilenëve.

Ata ndodhen në vendin e parë, me nëntë pikë më shumë se ‘Mbretërit’.

Nëse fitojnë sot, shkojnë në kuotën e 12 pikëve diferencë.

Reali në anën tjetër do kërkojë të ngushtojë diferencën në mes tyre në vetëm gjashtë pikë.

Në këtë takim kampionit në fuqi i mungon vetëm mbrojtësi austriak, David Alaba.

Kurse, të Barça mungojnë Ousmane Dembele dhe Pedri.

Ndeshja zhvillohet në ‘Camp Nou’, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/