Sot nis rinumërimi i votave në 185 vendvotime

Sot nis rinumërimi i fletëvotimeve të 185 vendvotimeve të rregullta nga 2 mijë e 498 sosh nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Kjo u bë e ditur të mërkurën nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elez. ”Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e…

Lajme

18/06/2026 08:32

Sot nis rinumërimi i fletëvotimeve të 185 vendvotimeve të rregullta nga 2 mijë e 498 sosh nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Kjo u bë e ditur të mërkurën nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elez.

”Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë të enjten në mëngjes, më 18 qershor”.

“Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet se numërimi është zhvilluar me saktësi “.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar mbrëmë procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.

Në bazë të këtyre rezultateve këta do të jenë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.