Tri raste të vjedhjeve të pyllit në Zubin Potok, arrestohen tri persona njëri në arrati
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar tri raste të vjedhjes së pyllit në Zubin Potok. Sipas Policisë, në njërin nga rastet e raportuara në Polici, ata bashkë me zyrtarët e APK-së kanë dal në vendngjarje dhe kanë hasur dy të dyshuar duke prerë dru në pyll në pronë shtetërore. Njëri është arrestuar ndërsa…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar tri raste të vjedhjes së pyllit në Zubin Potok.
Sipas Policisë, në njërin nga rastet e raportuara në Polici, ata bashkë me zyrtarët e APK-së kanë dal në vendngjarje dhe kanë hasur dy të dyshuar duke prerë dru në pyll në pronë shtetërore. Njëri është arrestuar ndërsa tjetri është arratisur nga vendi i ngjarjes.
“Mokra Gore, Zubin Potok 16.06.2026 – 09:00. Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, së bashku me zyrtarët e APK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovarë, duke prerë dru në pyll, në pronë shtetërore. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin, automjeti-kombi dhe një motor sharrë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në rastin e dytë, Policia me APK-në pas marrjes së informacionit kanë dal në vendngjarje dhe kanë hasur të dyshuarin mashkull duke prerë dru në pyll.
I dyshuari është arrestuar, automjeti dhe një motor-sharrë është sekuestruar.
“Mokra Gore, Zubin Potok 16.06.2026 – 09:00. Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, së bashku me zyrtarët e APK-së, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke prerë dru në pyll, në pronë shtetërore. I dyshuari është arrestuar, automjeti-kombi dhe një motor sharrë i është sekuestruar. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në rastin tjetër, Policia me APK-në kanë hasur një të dyshuar duke prerë dru në pyll. Ai është arrestuar ndërsa traktori me rimorkio dhe dy motor-sharra janë sekuestruar.
“Mokra Gore, Zubin Potok 16.06.2026 – 09:00. Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, së bashku me zyrtarët e APK-së, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke prerë dru në pyll, në pronë shtetërore. I dyshuari është arrestuar, ndërsa traktori me rimorkio dhe dy motor sharra i janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/