Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë është raportuar të mërkurën pasdite në Mitrovicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Agim Ramadani”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull kosovar, është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për…
Lajme
Një ngjarje e rëndë është raportuar të mërkurën pasdite në Mitrovicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Agim Ramadani”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull kosovar, është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.
Me rekomandim të prokurorit të shtetit dhe me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë i viktimës është liruar për ceremoninë mortore.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin, Policia ka iniciuar procedurën “Hetim i Vdekjes”, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. /Lajmi.net/