‘Sot në 18:00 ti dorëzoj 1 milion euro Shqipërisë’
Biznesmeni nga Kosova, Besnik Benz si duket e ka mbajtur premtimin e tij, pasi sot në ora 18:00 do ti dhurojë Kombëtares së Shqipërisë plotë 1 milion euro.
Sport
Biznesmeni, Besnik Benz do të takohet me fillim nga ora 18:00 me zyrtarët e kombëtares, para Ambasadës Shqiptare.
Ai do ti dhurrojë 1 milionë euro Kombëtares, që nëse fiton në takimin e sotëm ndaj Serbisë.
“Sot në ora 18:00 do të takohem me zyrtarë nga Ambasada Shqiptare dhe zyrtarisht do t’ua kumtoj vendimin tim”.
“Vetëm nëse vdes, pasi premtimin që e kam dhënë do ta mbaj”, përfundoi Besniku, transmeton gazetaespress.
Nëse Kombëtarja jonë nuk e fiton takimin, atëherë Besniku do ti marrë paratë e dhuruara. Të gjithë shqiptarët shpresojnë për një fitore historike në ndeshjen e sotme.