Sot mbyllet Tiktok-u në Shqipëri
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri, ka kërkuar nga sot zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok. Në 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë…

Lajme
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri, ka kërkuar nga sot zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok.
Në 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura.
Megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.
Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.