Dita e 4/ Përleshje e dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Tiranë- hidhen gurë, gaz lotsjellës e ujë

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës. Kjo ka bërë që turma të shpërndahej përkohësisht, në rrugët dytësore pranë Rrugës së Durrësit, për t’u rigrupuar sërish…

Lajme

16/10/2026 14:45

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës.

Kjo ka bërë që turma të shpërndahej përkohësisht, në rrugët dytësore pranë Rrugës së Durrësit, për t’u rigrupuar sërish pas disa minutash para MAS.

Përplasjet kanë përshkallëzuar situatën, ku protestues janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme nga uniformat blu, duke u tërhequr zvarrë dhe duke u qëlluar me shkopinj gome.

Në ditën e katërt të protestës, studentët, gjimnazistët dhe qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.