IPKO prezanton pakot e reja IPKO BIZ: Internet, TV dhe telefoni mobile, nga vetëm 40€ në muaj

Tre shërbime në një pako, një faturë e vetme dhe më shumë përfitime për biznesin tuaj. Prishtinë, tetor 2026 – IPKO Telecommunications prezanton pakot e reja IPKO BIZ, duke sjellë një ofertë të integruar dhe konkurruese për bizneset në Kosovë. Me çmime që fillojnë nga vetëm 40€ në muaj, bizneset mund të përfitojnë internet me…

Lajme

16/10/2026 15:41

Tre shërbime në një pako, një faturë e vetme dhe më shumë përfitime për biznesin tuaj.

Prishtinë, tetor 2026 – IPKO Telecommunications prezanton pakot e reja IPKO BIZ, duke sjellë një ofertë të integruar dhe konkurruese për bizneset në Kosovë. Me çmime që fillojnë nga vetëm 40€ në muaj, bizneset mund të përfitojnë internet me shpejtësi të lartë, mbi 210 kanale televizive dhe telefoni mobile me internet në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, të gjitha në një pako dhe me një faturë të vetme mujore.

Pakot e reja janë krijuar për t’ua lehtësuar bizneseve komunikimin e përditshëm, duke u ofruar më shumë shërbime, më shumë fleksibilitet dhe kontroll më të thjeshtë të shpenzimeve. Në vend të abonimeve të ndara, bizneset tani mund t’i kenë shërbimet kryesore të komunikimit nga një operator i vetëm.

Dy pako, më shumë përfitime. Zgjidhni atë që i përshtatet biznesit tuaj!

IPKO BIZ M – vetëm 40€ në muaj

· Internet me shpejtësi deri në 250 Mbps

· Mbi 210 kanale televizive

· 30 GB internet mobil në Kosovë

· 6.7 GB internet në Ballkanin Perëndimor

· 1 GB internet në Evropë

· Të gjitha shërbimet në një faturë të vetme

IPKO BIZ L – vetëm 50€ në muaj

· Internet me shpejtësi deri në 300 Mbps

· Mbi 210 kanale televizive

· 50 GB internet mobil në Kosovë

· 13 GB internet në Ballkanin Perëndimor

· 2 GB internet në Evropë

· Të gjitha shërbimet në një faturë të vetme

Për vetëm 10€ më shumë në muaj, bizneset që zgjedhin IPKO BIZ L përfitojnë shpejtësi më të lartë të internetit, 20 GB më shumë internet mobil në Kosovë dhe pothuajse dyfishin e internetit mobil për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.

Për më shumë fleksibilitet, të dyja pakot mund të plotësohen me shërbime shtesë, duke përfshirë numra mobilë Postpaid INFINIT dhe Prepaid TIP, adresë IP statike publike dhe telefoni fikse. Kështu, çdo biznes mund t’i përshtatë shërbimet sipas nevojave të tij.

Më pak komplikime, më shumë mundësi për biznesin tuaj

Si për një zyrë, dyqan, lokal apo biznes tjetër të vogël ose të mesëm, IPKO BIZ ofron shërbimet e nevojshme për komunikim të përditshëm, punë efikase dhe lidhje me klientët dhe partnerët, brenda dhe jashtë Kosovës.

Me internet të shpejtë, telefoni mobile dhe televizion digjital, IPKO BIZ kombinon shërbimet kryesore në një zgjidhje praktike, me çmime konkurruese dhe menaxhim më të lehtë të pagesave.

Përfitoni nga pakot e reja IPKO BIZ!

Zgjidhni pakon që i përshtatet biznesit tuaj dhe përfitoni nga oferta e re e IPKO-s, duke filluar nga vetëm 40€ në muaj.

Për informata të hollësishme dhe abonim, vizitoni pikën më të afërt të shitjes së IPKO-s ose kontaktoni ekipin e shitjes për biznese.

Pakot e reja të kombinuara janë të disponueshme edhe për klientët individualë, të cilët dëshirojnë të përfitojnë internet, televizion digjital dhe telefoni mobile në një pako të vetme dhe me një faturë mujore.

Si kompani lidere në tregun e telefonisë mobile në Kosovë, IPKO vazhdon të investojë në zhvillimin e infrastrukturës, zgjerimin e rrjetit 5G dhe ofrimin e shërbimeve inovative. Përmes ofertave konkurruese dhe zgjidhjeve të përshtatura për nevojat e klientëve, IPKO mbetet e përkushtuar të ofrojë cilësi, besueshmëri dhe më shumë vlerë për bizneset dhe familjet në Kosovë.