Sot i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes Flora Brovina
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes të Kuvendit të Kosovës,Flora Brovina. Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator në ora 16:00 në varrezat e Prishtinës, në Arbëri. Para ceremonisë së varrimit, në ora 10:00 do të mbahet një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së…
Lajme
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes të Kuvendit të Kosovës,Flora Brovina.
Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator në ora 16:00 në varrezat e Prishtinës, në Arbëri.
Para ceremonisë së varrimit, në ora 10:00 do të mbahet një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së saj.
Mbledhja komemorative do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Po ashtu në nderim të figurës së humanistes Flora Brovina do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 11:30 deri në ora 14:30.
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, vdiq më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare.