Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përuron Osmani

Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila hapjen e ambasadës e quajti hap historik. “Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të…

Lajme

26/11/2024 11:43

Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila hapjen e ambasadës e quajti hap historik.

“Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

“Sot, një hap historik në Bogota, Kolumbi. Kosova po hap ambasadën e saj në një vend tjetër të rëndësishëm në Amerikën e Jugut. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, ka shkruar ministrja në rrjetin social “X”. /Lajmi.net/