Protestuesit sulmojnë bankën e nivelit të dytë

Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta një bankë të nivelit të dytë në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin. Gjatë incidenteve, studentët dhe gjimnazistët kanë goditur bankën me mjete metalike. Po ashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin një infopoint-i që ndodhej pranë saj. Ngjarja vjen pas…

Lajme

15/10/2026 15:07

Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta një bankë të nivelit të dytë në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin.

Gjatë incidenteve, studentët dhe gjimnazistët kanë goditur bankën me mjete metalike. Po ashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin një infopoint-i që ndodhej pranë saj.

Ngjarja vjen pas përplasjeve të forta të shënuara më herët gjatë protestës në Tiranë, në zonën e Ministrisë së Arsimit, pranë Parlamentit dhe selisë së Partisë Socialiste.

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar, me incidente në disa zona të kryeqytetit dhe ndërhyrje të forcave të policisë për shpërndarjen e turmave.

YouTube player