AUV refuzon 27 tonë misër nga Serbia, u gjet aflatoksinë mbi kufirin e lejuar
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka refuzuar importin e 27 tonëve misër merkantil nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar nivel të aflatoksinës mbi kufirin e lejuar. Sipas njoftimit, në ngarkesën prej 27 mijë kilogramësh, të importuar nga operatori ekonomik “IDEAL GROUP” SH.P.K., është zbuluar aflatoksinë në nivel prej 33 mikrogramësh për kilogram, ndërsa kufiri…
Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka refuzuar importin e 27 tonëve misër merkantil nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar nivel të aflatoksinës mbi kufirin e lejuar.
Sipas njoftimit, në ngarkesën prej 27 mijë kilogramësh, të importuar nga operatori ekonomik “IDEAL GROUP” SH.P.K., është zbuluar aflatoksinë në nivel prej 33 mikrogramësh për kilogram, ndërsa kufiri i lejuar është 20 mikrogramë për kilogram, raproton lajmi.net
Rezultati laboratorik është konfirmuar edhe përmes superanalizës së kryer nga laboratori referent në Austri.
Komunikatë e plotë:
AUV-i refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të kontrolleve të shtuara për sigurinë ushqimore. Në një ngarkesë me misër është konstatuar prezencës aflatoksinës mbi limitet e lejuara. Menjëherë është nxjerrë vendim për refuzimin e importit të ngarkesës me sasi 27,000 kilogramëve misër merkantil me origjinë nga Serbia. Importuar nga operatori ekonomik IDEAL GROUP SH.P.K.
Analizat laboratorike kanë konstatuar praninë e aflatoksinës në nivel prej 33 µg/kg, mbi kufirin e lejuar prej 20 µg/kg. Rezultati është konfirmuar përmes superanalizës së realizuar nga laboratori referent në Austri. Në bazë të këtyre rezultateve, AUV ka urdhëruar refuzimin e importit dhe kthimin e të gjithë sasisë në vendin e origjinës.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e përkushtuar ndaj kontrolleve rigoroze të importeve, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të hyrjes në tregun e Kosovës të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë ushqimore.
Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë, me tolerancë zero ndaj produkteve që tejkalojnë kufijtë e lejuar të substancave të dëmshme./Lajmi.net/