Sorensen takohet me Bomberger në Hagë, diskutojnë mbi analizat ADN dhe çështjen e personave të zhdukur
Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtoreshën ekzekutive të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger, në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sorensen e cilësoi takimin si shumë produktiv, duke vlerësuar punën e ICMP-së në analizat më të avancuara të ADN-së. Ai theksoi…

Lajme
Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtoreshën ekzekutive të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger, në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sorensen e cilësoi takimin si shumë produktiv, duke vlerësuar punën e ICMP-së në analizat më të avancuara të ADN-së.
Ai theksoi rëndësinë e këtyre analizave në procesin e identifikimit të personave të zhdukur dhe gjetjes së zgjidhjeve për familjet që ende presin drejtësi.
“Takim interesant sot me @KatBomberger në @TheICMP në Hagë. Mora një pasqyrë shumë të mirë mbi punën e tyre në analizat më të avancuara të ADN-së, të cilat janë thelbësore për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me personat e zhdukur”, shkroi Sorensen në rrjetin social X.