Sonte Shqipëri – Moldavi, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për ‘Euro 2024’.Ëndrra e madhe, kalon nga Moldavia e vogël, por vetëm në ‘dukje’, me ndeshjen që fillon në ora 20:45. Këtë të shtunë kombëtarja shqiptare, zbret në “Air Albania” përballë Moldavisë në të parën e dy ndeshjeve ku ka detyrim marrjen e tre pikëve,…

Sport

17/06/2023 09:54

Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për ‘Euro 2024’.Ëndrra e madhe, kalon nga Moldavia e vogël, por vetëm në ‘dukje’, me ndeshjen që fillon në ora 20:45.

Këtë të shtunë kombëtarja shqiptare, zbret në “Air Albania” përballë Moldavisë në të parën e dy ndeshjeve ku ka detyrim marrjen e tre pikëve, për të vazhduar si duhet misionin madhor për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Shqipërisë së Sylvinhos pas humbjes me Poloninë i duhet fitorja në shtëpi përballë Moldavisë, mision aspak i lehtë, mjafton të kujtosh se ishin moldavët ata që ndalën në barazim Çekinë kryesuese të grupit.

Ky pritet të jetë formacioni i trajnerit Syvinho: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Asani, Bare, Uzuni, Bajrami, Cikalleshi