Sonte në Prishtinë shfaqet premiera e filmit “Cash Only”
Sonte, duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin Oda, do të jepet premiera e filmit “Cash Only”, me regji të Malik Bader, ku sektarin dhe rolin kryesor e ka aktori shqiptaro-amerikan Nikola Shreli.

ShowBiz
E ky i fundit do të jetë sonte në premierë, raporton lajmi.net.
“Cash Only” vjen premierë në Prishtinë e edhe aktori Nikola Shreli
Filmi shfaqet në Teatrin Oda në orën 20:00 dhe konsiderohet si një mundësi e mirë për të gjithë të shohin punën e njërit prej shqiptarëve më të suksesshëm në këtë fushë e edhe të takohen me të.
Për të marrë pjesë në premierën e këtij filmi nuk ka nevojë për ftesa të veçanta, hyrja është falas.
Filmi “Cash Only” i përket zhanrit krim dhe triler, si dhe përveç në anglisht, është xhiruar edhe në gjuhën shqipe.
Shreli është i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një familje shqiptarësh emigrantë, raporton lajmi.net.
Kamera futet në skutat më të errëta të jetës së një emigranti shqiptar në Detroit, i cili, në nevojë të dëshpëruar për para, përballë një bane që kërkon t’i marrë apartamentin, shkollimit të vajzës dhe borxheve të kumarit, shtie në dorë një sasi të madhe dollarësh që nuk janë të tijat.
Peripecitë seri në atë kohë nuk kishin qenë asgjë, ai përballet me botën më të errët të krimit. Nikola Shreli interpreton rolin kryesor, atë të Elvis Martinit.
Në film interpretojnë gjithashtu aktorët Stivi Paskoski, Danijla Stajnfeld, Malik Bader, Heroin Mustafaj, Christian Mathis etj.
Deri më sot janë parë filma të realizuar nga regjisorët shqiptarë, që flasin për emigracionin në Greqi, Itali apo Holandë, por tashmë vjen një këndvështrim tjetër, nga vetë ata që kanë jetuar emigracionin, jo më në Evropë, por në SHBA. / lajmi.net