Sonte mbahet nata e parë e Eurovision, kjo është lista e shteteve pjesëmarrëse

Gjysmëfinalja e parë e festivalit do të zhvillohet në ‘Ahoy Arena’ në Roterdam, Holandë.

ShowBiz

18/05/2021 21:02

Një vit pas anulimit si pasojë e pandemisë COVID-19, gjysmëfinalja e parë fillon sonte, shkruan lajmi.net.

Është njoftuar se  ngjarja do të realizohet sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme  mbrojtëse kundër pandemisë.

Të martën në mbrëmje, 16 shtete do të paraqesin këngët e tyre në skenë, por vetëm dhjetë prej tyre do të marrin një vend në finalen e madhe, e cila do të mbahet të shtunën më 22 maj.

Nga Ballkani, shtetet konkurruese të natës së sotme janë Sllovenia e cila përfaqësohet me këngën ‘Amen’ nga Ana Soklič, Kroacia me ‘Tick-Tock’nga Albina dhe Maqedonia e Veriut me këngën ‘Here I Stand’ nga Vasil.

Renditjen e plotë të shteteve mund ta lexoni më poshtë:

Lituania / The Roop – Discoteque

Sllovenia / Ana Soklič – Amen

Rusia / Manizha – Russian Woman

Suedia / Tusse – Voices

Australia / Montaigne – Technicolour” (Performancë live, jo fizike në skenë).

Maqedonia e Veriut / Vasil – Here I Stand

Irlanda / Lesley Roy – Maps

Qipro / Elena Tsagrinou – El Diablo

Norvegjia / TIX – Fallen Angel

Kroacia / Albina – Tick-Tock

Belgjika / Hooverphonic – The Wrong Place

Izraeli / Eden Alene – Set Me Free

Rumania / ROXEN – Amnesia

Azerbajaxhani / Efendi – Mata Hari

Ukraina / Go_A – Shum

Malta / Destiny – Je Me Casse./Lajmi.net/