Sonte fillon edicioni i pestë i ‘Beerfest Kosova’ në Prishtinë

Nga 31 korriku deri më 2 gusht, të rinjtë e Kosovës do të mblidhen në sheshin e Prishtinës në edicionin e pestë të festivalit të birrës.

ShowBiz

31/07/2015 16:23

Më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, për tri mbrëmje me muzikë dhe birrë rikthehet ‘Beerfest’ në sheshin Zahir Pajaziti për edicionin e pestë me radhë.

Çdo ditë nga ora 12 e deri në mesnatë, këto tri ditë përveç birrës, qytetarët do t’i shoqërojnë edhe grupet e ndryshme muzikore dhe Dj të njohur dhe të rinj, transmeton Lajmi.net.

Në natën e parë grupi i famshëm shqiptar, Fisnikët, do të bëjnë hapjen e festivalit e më pas do të përkujdeset për atmosferën edhe DJ Dalool me mysafirë special./Lajmi.net