Përplasje mes Lushtakut dhe Muratit për energjinë elektrike, deputeti i PDK-së thotë se Qeveria humbi 20 milionë euro
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të llogaridhënies dhe planifikimit buxhetor, duke thënë se përgjegjësitë për obligimet financiare të institucioneve publike duhet të merren parasysh edhe nga qeveritë pasuese. Në Komisionin për Buxhet, Lushtaku theksoi ase Qeveria Kurti humbi 20 milionë euro për energjinë elektrike. “Edhe buxheti don me planifiku, edhe…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të llogaridhënies dhe planifikimit buxhetor, duke thënë se përgjegjësitë për obligimet financiare të institucioneve publike duhet të merren parasysh edhe nga qeveritë pasuese.
Në Komisionin për Buxhet, Lushtaku theksoi ase Qeveria Kurti humbi 20 milionë euro për energjinë elektrike.
“Edhe buxheti don me planifiku, edhe don me i plaanifiku, edhe përgjegjësia e ministrit, qeverisë në këtë rast, është që duhet me paS edhe llogaridhënie. Edhe nëse ju merrni si qeveri Kurti një obligim, edhe nëse nuk e keni planifiku, obligimet e qeverisë që vjen pas juve, sigurisht duhet me ta kuptuar sepse është institucion publik dhe është përgjegjësi publike. Edhe kjo është gabimi juaj, se ju s’e merrni si përgjegjësi. Ju keni përgjegjësi edhe për kontratën, për shembull, që na keni nevojë tash për energji elektrike, për KEK-un, e keni çuar, e keni humb domethënë 20 milionë euro, ndërsa me 1 miliard euro çfarë kishim me investu tash? Kishim pas energji, sigurt dhe kishim pas mundësi dhe me shit”, ka deklaruar Lushtaku.
Në përgjigje të këtyre kritikave, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se një qeveri pasuese nuk mund të legjitimojë shkeljet e qeverisë paraprake, duke kërkuar që personat përgjegjës për dëmin financiar prej qindra miliona eurosh të dalin para drejtësisë.
“Unë përsëris thirrjen time organeve të rendit që t’i vendosin para drejtësisë personat përgjegjës që kanë shkaktuar këtë dëm qindra milionësh financiar. Nuk mund të pritet që një qeveri pasuese të legjitimojë shkeljet e një qeverie paraprake”, ka deklaruar Murati.
Ai ka folur edhe për çështjen e përmbaruesve, duke bërë të ditur se gjatë kohës sa ishte ministër i Financave kishte iniciuar hetime për keqpërdorimet e mundshme nga ana e tyre.
Sa i përket kritikave për energjinë elektrike, Murati ka kundërshtuar deklaratën e Lushtakut, duke thënë se furnizimi dhe blerja e energjisë janë përgjegjësi e operatorëve ekonomikë të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e jo e Qeverisë.
Sipas tij, Qeveria nuk blen dhe nuk shet energji elektrike, pasi tregu energjetik është i rregulluar nga ZRRE.