Son për shkarkimin e Mourinhos: Nuk kam fjalë të tregoj si ndihem, ishte kënaqësi
Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-min e ka quajtur kënaqësi bashkëpunimin me Jose Mourinon.
Sport
Tottenham sot (e hënë) njoftoi për shkarkimin e Mourinhos shkaku i rezultateve jo të mira, transmeton lajmi.net.
Pas Harry Kane, edhe Son ka falënderuar Mourinhon, duke i uruar suksese në të ardhmen.
“Nuk kam fjalë të tregojë si ndihem. Ishte kënaqësi të punoj me ty”.
“Më vjen keq që gjërat nuk dolën ashtu siç pritej dhe jam vërtet falënderues për kohën që kaluam së bashku. Paç fat dhe shumë suksese në të ardhmen”, shkroi ai.
Son ishte ndër lojtarët që arriti nivelin tjetër nën urdhrat e Mourinhos, por fatkeqësisht Spurs nuk ia dolën të fitojnë trofe./Lajmi.net/