“Son dhe Kane duken sikur i kanë shpërthyer balonat në një festë”
Legjenda e Man Utd, Gary Neville ka kritikuar paraqitjet e dyshes së Tottehnam, Harry Kane e Heung-min Son pas disfatës së Spurs 3-1 ndaj Arsenalit të dielën.
Sport
Harry Kane pati disa shanse të cilat ai nuk arriti t’i konkretizonte, dhe nuk mori një vendim të diskutueshëm penalltie, por prapëseprapë dukej disi më pak se sulmuesi vdekjeprurës që fitoi Këpucën e Artë të Premier Ligë sezonin e kaluar.
Neville sugjeroi që Kane ende mund të merret me pasojat e përpjekjes së tij të dështuar për të detyruar një transferim në Manchester City gjatë verës, me kapitenin e Anglisë që e kishte bërë të qartë se donte të largohej nga ‘White Hart Lane’.
“Ai nuk duket i lumtur,” tha Neville për ‘Sky Sports’. “Topat e luajtur ndaj tij ishin gjuajtje të gjata, (por) Harry nuk duket vetja në aspektin e gjuhës së tij të trupit.
“Ai duket sikur po e mban ende situatën nga vera. (Por) ai mund të kishte akoma dy ose tre gola sot dhe një penallti. Ende ka një kontribut, por ai thjesht nuk është vetvetja”, theksoi anglezi.
Neville nxitoi gjithashtu të theksojë se Son, i cili krijoi një partneritet të frikshëm sulmues me Kane sezonin e kaluar, ishte gjithashtu inekzistent në fushë, pavarësisht shënimit.
As Son (nuk duket i lumtur), nuk po veçoj vetëm Kane. Son dhe Kane duken sikur i kanë shpërthyer balonat e tyre në një festë kur ishin fëmijë. Kështu duket”, përfundoi legjenda angleze. /Lajmi.net