Solskjaer paralajmëron Cityn: Nuk i lejojmë të largohen me titull aq lehtë

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunna Solsksjaer insiston se skuadra e tij nuk do lejojë që Manchester City të fitojnë titullin këtë edicion.

Sport

14/02/2021 18:48

“Djajtë e Kuq” janë shtatë pikë prapa Cityt, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, përcjellë lajmi.net.

Tekniku norvegjez mendon se City nuk do ta këtë të lehtë titullin.

“Mendoj se nuk duhet të flasim për garën për titull.

Komplimenti për djemtë që jemi në këtë pozitë”.

“Nuk do lejojmë që City të largohet aq lehtë, do luajmë kundër tyre së shpejti. Nuk do ia japim aq herët”, tha ai.

Unitedi barazoi me West Bromin me rezultat 1-1./Lajmi.net/