Solskjaer: Nëse dëshironi të kritikoni Ronaldon, shikojeni këtë ndeshje

10:03 | 21 Tetor 2021

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar lartë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Portugezi shënoi golin e fitores ndaj Atalantas, duke ndihmuar në përmbysjen nga 0-2 në 3-2, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, nga lëvdatat e shumta ka qenë edhe tekniku norvegjez që tha se kush do që e kritikon Ronaldon, duhet të sheh këtë ndeshje.

“Nëse ndonjë dëshiron ta kritikojë për punën ose dëshirën, thjeshtë shikoni këtë ndeshje, shikoni si vrapon, sa i mirë është para golit”.

“Isha vërtet i kënaqur si ishte duke prirë në linjë. I kërkuam të vrapojë mes lojtarëve dhe të bëjë më shumë presion. Ishim në shtëpi dhe donim të sulmonim”.

“Ai bëri gjithçka që një qendërsulmues duhet, drejtoi linjën dhe u mbrojë. Goli është thjeshtë çfarë bën më së miri”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man United është lider në grup me gjashtë pikë./Lajmi.net/