Solskjaer ka këto fjalë për Lingard

Ole Gunnar Solskjaer e ka mbrojtur startin e dobët të Jesse Lingard në sezonin e ri, duke insistuar se "energjia" e tij është e rëndësishme për mënyrën e lojës së Manchester United.

Sport

24/08/2019 23:05

Lingard, 26 vjeç, nuk pati paraqitje të mirë në dy ndeshjet e para ndaj Wolves dhe Chelseat, derisa u largua nga fusha pas 56 minutave në humbjen ndaj Crystal Palace.

Anglezi, i cili përfundoi sezonin e kaluar me pesë gola në të gjitha garat, nuk ka shënuar në Premierligë që nga ndeshja e parë e Solskjaer si trajner i përkohshëm kundër Cardiff City në dhjetor, transmeton lajmi.net.

Kur u pyet nëse shqetësohej nga forma e dobëet e Lingard, Solskjaer tha: “Jo. Ne biseduam së bashku”.

“XJesse nuk shënoi gol në tre ndeshjet e fundit, jo, por ai ka qenë një pjesë e madhe e ekipit tonë dhe do të vazhdojë të jetë një pjesë e rëndësishme”.

“Energjia që ai na jep është e gjallë, por kemi ndjerë se Mason Greenwood duhej të futej në lojë dhe të krijonte diçka”, deklaroi norvegjezi. /Lajmi.net/