Sociedad – Barcelona: Formacionet e mundshme, Januzaj pritet të jetë startues, sikur Dembele

Barcelona ka një test mjaft të vështirë sonte në kuadër të La Liga, kur përballë ka skuadrën e Real Sociedad.

Sport

21/04/2022 12:04

Në ‘San Sebastian’, skuadra e Real Sociedad pret skuadrën e Barcelonës për të kontestuar tri pikët që vlejnë për garën në La Liga, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me mungesa, por kjo nuk pritet t’i humb spektaklin kësaj përballje.

Te Barcelona do të mungojnë emra si Ansu Fati, Pedri, Sergi Roberto e Samuel Umtiti.

Sociedad vjen pa Oyarzabal, David Silva, Monreal, Fernandez e Barrenetxea, përcjell lajmi.net.

Barca pritet të nis ndeshjen me një formacion të zakonshëm; me 4-3-3, ku Ferran, Aubameyang dhe Dembele prijnë sulmin.

Gerard Pique dhe Ronald Araujo pritet të kthehen në formacion dhe të mbulojnë qendrën e mbrojtjes.

Te Sociedad, një 4-3-1-2 pritet të kontestojë Barcelonën. Adnan Januzaj pritet të luajë prapa dy sulmuesve Alexander Isak e Sorloth.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet e mundshme për ndeshjen Real Sociedad – Barcelona. /Lajmi.net/