S’ndalen problemet te Reali, Carvajal mungon në dy muajt e ardhshëm

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka pësuar lëndim të ri në kofshë, që e konfirmoi edhe klubi përmes një komunikate.

Sport

15/02/2021 17:00

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, mbrojtësi do jetë jashtë fushe për plotë dy muajt e ardhshëm, përcjellë lajmi.net.

Reali nuk bëri të ditur se sa do mungojë spanjolli, që deri me tani ka munguar në 100 ditë shkaku i lëndimeve të shpeshta, që këtë edicion i ka pësuar katër të tilla.

Ky lëndim do jetë mungesë e madhe për Zidanen, ngase edhe plotë yje të tjerë janë të lënduar.

Lojtarët e ekipit të parë, si Sergio Ramos, Eder Militao, Alvaro Odriozola, Eden Hazard, Rodrygo, Fede Valverde dhe Marcelo gjithashtu vuajnë nga lëndimet dhe janë në dyshime për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas.

Ndeshja e parë e fazës së eliminimit direkt për “Galaktikët” zhvillohet me 24 shkurt 2021./Lajmi.net/