Snapchat krijon thjerrëza të reja për të inkurajuar distancimin shoqëror gjatë pandemisë

Snapchat thotë se përdoruesit e saj duhet të luajnë një rol në ndihmën për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Auto & Tek

01/04/2020 16:16

Dy thjerrëza të reja janë lançuar nga Snapchat në një përpjekje për të inkurajuar distancimin shoqëror gjatë pandemisë koronavirus, shkruan Independent, transmeton lajmi.net.

Të zhvilluara në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit, përdorin realitetin e shtuar për të ndihmuar përdoruesit e aplikacioneve të mbajnë një distancë të sigurt larg nga të tjerët kur janë në publik.

Thjerrëza e parë, e quajtur “Distanca ime sociale”, përdor aparatin fotografik në smartfona për të vizualizuar distancën prej dy metrash të nevojshme për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Do të qëndrojë e gjelbër nëse përdoruesi nuk futet brenda dy metrave nga një anëtar tjetër i publikut dhe kthehet i kuq, nëse distanca është shkelur.

Thjerrëza e dytë përdor animacione për të kujtuar përdoruesit e aplikacionit për rëndësinë e larjes së duarve. /Lajmi.net/