‘Sky’: United në negociata me Dybala

Listës së skuadrave të interesuara për Paulo Dybala i shtohet edhe Man United.

Sport

06/07/2022 11:32

Dybala është pa skuadër që kur vendosi të përshëndetej me Juventus, skuadër ku qëndronte për shtatë vite.

Inter, Milan, Atletico Madrid ishin disa nga skuadrat që janë interesuar për lojtarin, por së fundmi shtohet një tjetër gjigant evropian, përcjell lajmi.net.

Manchester United janë në negociata me përfaqësuesit e Paulo Dybala, bën të ditur ‘Sky Sport’.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta shfrytëzojnë pavendosmërinë e lojtarit dhe të marrin kartonin e tij.

Milan vazhdon të jetë një opsion për argjentinasin, njësoj sikur edhe Interi. /Lajmi.net/