‘Sky Sports’: Chelsea me një ofertë të fundit për Dembele

Ousmane Dembele vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Sport

31/01/2022 19:16

Francezi nuk pëlqehet më në klub dhe emri i tij lidhet me disa skuadra, përfshirë atë të Chelsea.

Raportimet e fundit nga ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se ka një ofertë të fundit për kartonin e Dembele, nga Chelsea, transmeton lajmi.net.

Shifrat e kësaj oferte nuk janë zbuluar, por burimet e tyre thonë se oferta është nisur drejt Barcelonës.

Barcës i konvenon një largim i Dembele, pasi do të lironte rrugë për nënshkrimin me Aubameyang. /Lajmi.net/